INDI | MILIARDIERI BILL GEITS (GATES) ANULOI FJALIMIN NË SAMITIN INDIAN TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE SEPSE PËRMENDET TE DOSJET E FINANCIERIT DHE ABUZUESIT SEKSUAL XHEFRI (JEFFREY) EPSTEIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Miliardieri Bill Geits (Gates) ka anuluar fjalimin e tij të planifikuar për sot në një samit të madh për inteligjencën artificiale në Indi.
Fondacioni Gates bëri njoftimin pasi themeluesi i Microsoft-it u përmend në dosjet e financierit dhe abuzuesit seksual Xhefri (Jeffrey) Epstein.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe për t'u siguruar që fokusi mbetet në prioritetet kryesore të Samitit të Inteligjencës Artificiale, z. Geits (Gates) nuk do të flasë”.
Kështu tha fondacioni në një deklaratë - duke shtuar se një zyrtar tjetër i lartë nga gjigandi i teknologjisë do të flasë në vend të tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments