INDI | I PREU ORGANIN GJENITAL BASHKËJETUESIT SEPSE AI REFUZOI TË MARTOHEJ ME TË PAS 7 VITESH BASHKËJETESË; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 2 min read

Dehli i Ri, Indi | Një grua 25-vjeçare në Indi u tërbua kur bashkëjetuesi i saj refuzoi të martohej me të dhe e sulmoi, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa ajo vetë u zhduk menjëherë pas kësaj dhe është në kërkim policor.
Me pretekstin e natës së ndërrimit të viteve, 25-vjeçarja e ftoi të dashurin e saj 42-vjeçar në shtëpinë e saj në një zonë të Mumbait për të festuar së bashku.
Gruaja, sipas akuzave penale, ia preu organet gjenitale në një shpërthim tërbimi kur ai refuzoi të martohej me të.
Sipas policisë vendore, viktima dhe e akuzuara kishin qenë në një lidhje sentimentale për gati shtatë vjet.
Gjatë asaj kohe, gruaja i kërkonte vazhdimisht burrit të martohej me të, por ai refuzonte çdo herë.
Me pretekstin e festimeve të Vitit të Ri, gruaja e ftonte burrin në shtëpinë e saj.
Pavarësisht plagëve të rënda që pësoi, viktima arriti të shpëtonte dhe njoftoi vëllain e tij, i cili, e dërgoi me urgjencë në spital për trajtim urgjent.
Një padi është ngritur kundër gruas për shkaktim të lëndimeve të rënda me mjete të rrezikshme dhe një sërë veprash të tjera penale.
E akuzuara është aktualisht në arrati dhe janë formuar ekipe të ndryshme për ta gjetur atë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments