top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT HILLËRI KLINTON (HILLARY CLINTON): DOSJET E EPSTEINIT PËRMBAJNË INFORMACIONE TË TMERRSHME DHE SHQETËSUESE POR JO GJITHËKUJT QË I DEL EMRI ATJE KA KRYER KRIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Dosjet e Jeffrey Epstein të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë zbulojnë informacione shumë shqetësuese dhe vërtet të tmerrshme”.


Kështu tha ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillëri Klinton (Hillary Clinton) në Konferencën e Sigurisë në Mynih - e cituar nga enti mediatik amerikan “CNN”.


E pyetur nga një gazetar se si sjellja e hamendësuar e udhëheqësve perëndimorë në dosje pasqyron vlerat perëndimore, ish-Sekretarja Klinton (Clinton) u përgjigj se:

1- Është e tmerrshme dhe shpresojmë që, e dini, do të ketë botime të vazhdueshme çdo ditë”.

 

Komentet e ish-Sekretares së Shtetit vijnë ndërsa Evropa po tronditet nga saga e Epstein-it, me mbretërorët dhe zyrtarët qeveritarë në disa vende që përballen me skandale.


Megjithatë, ajo vuri në dukje se vetëm pse emri i dikujt është në dosje nuk do të thotë se ai ka kryer krim.


Ajo tha se informacioni duhet të jetë plotësisht transparent në mënyrë që njerëzit të mund jo vetëm të shohin se çfarë përmban ai, por edhe, nëse është e përshtatshme, t'i mbajnë njerëzit përgjegjës.


Ish-Presidenti Bill Klinton (Clinton) është gjithashtu midis emrave të shumtë të profilit të lartë të përfshirë në dosjet e pedofilit tashmë të vdekur Epstein.


Ish-çifti presidencial do të paraqitet për dëshmi si pjesë e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ës për pedofilin Epstein në fund të shkurtit, pas muajsh debatesh.


Ish-Presidenti Bill Klinton (Clinton) ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje që lidhet me financuesin pedofil.


Një zëdhënëse e tij ka deklaruar vazhdimisht se ish-presidenti i ndërpreu lidhjet me Epsteinin përpara se ai të akuzohej për ndihmë dhe nxitje të prostitucionit në vitin 2006, dhe se ai nuk ishte në dijeni të krimeve të tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page