INDI | GJYKATA SUPREME NDALOI SPORTET NË NATYRË NGA SHKOLLAT; SHKAK NDOTJA E AJRIT; QYTETARËT NË PROTESTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Gjykata Supreme e Indisë mori sot një vendim mbi krizën e ndotjes në Delhi, pas ankesës së një qytetari se pavarësisht situatës alarmante, shkollat në kryeqytet po planifikonin gara sportive në natyrë.
Gjyqtarët urdhëruan Komisionin e Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit që të urdhërojë të gjitha shkollat të ndalojnë të gjitha sportet në natyrë.
Gjykata u pajtua me peticionin, i cili, argumentoi se të luash sporte në këtë kohë të vitit është si të futesh vullnetarisht në një dhomë gazi.
Një marshim proteste dje në Delhi mblodhi me qindra qytetarë nën parrullën “Na lejoni të marrim frymë” për të demonstruar kundër emergjencës së smogut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments