top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INDI | SIPAS NJË STUDIMI TË RI POPULLSIA E INDISË DO TË ARRIJË NË 1.9 MILIARDË DERI NË VITIN 2080; RËNIE DRASTIKE E LINDSHMËRISË (FERTILITETIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
ree

Dehli i Ri, Indi | Popullsia e Indisë do të stabilizohet në një maksimum prej 1.9 miliardë deri në vitin 2080 për shkak të një rënieje në shkallën totale të lindshmërisë (fertilitetit)”.


Kështu tha z. Anil Çandran (Chandran), sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Indiane për Studime të Popullsisë (IASP).


India po kalon një tranzicion të shpejtë demografik, me shkallën e lindjeve që ka rënë ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2000, shkalla totale e lindshmërisë ishte 3.5, sot është 1.9. Kjo është një rënie drastike”, shtoi ai.


Ai ia atribuon rënien e fertilitetit kryesisht rritjes së niveleve të zhvillimit dhe arsimit, të cilat, ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet në lidhje me martesën dhe lindjen e fëmijëve, duke çuar në familje më të vogla.


Në Indi, Kerala, shteti me treguesit më të mirë socialë, arriti nivelin e fertilitetit të zëvendësimit midis viteve 1987 dhe 1989 dhe tani ka një shkallë fertiliteti prej rreth 1.5.


Ndër shtetet e tjera në vend, Bengali Perëndimor gjithashtu pësoi një rënie të ndjeshme të shkallës së tij totale të fertilitetit, duke rënë në 1.3, nga 1.7 në vitin 2013, një rënie prej pothuajse 18% dhe shumë nën nivelin e zëvendësimit prej 2.1.


Bengali Perëndimor tani renditet ndër më të ulëtit në vend, në të njëjtin nivel me Tamil Nadu dhe pak mbi Delhi.


IASP, e themeluar në vitin 1971 dhe e përbërë nga rreth 1,100 demografë, studion ndryshimet dhe rrjedhat e popullsisë, me mbështetjen e institucioneve të tilla si UNFPA, Këshilli i Popullsisë dhe Fondacioni i Popullsisë së Indisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page