FSHATI AKËRNI; VLORË | FATOS YMERI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.

Fshati Akërni, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Fatos Ymeri, me moshë 43 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në dhunimin dhe në përdhunimin e një subjekti (femër) me moshë 70 vjeçe; në banesën e së cilës mori edhe një shumë të hollash.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments