At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IFTARI QYL.
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 2, 2023
1 min read
Nga: z. Gani Mehmetaj (shkrimtar dhe publicist).
Viteve të fundit sipas modës së beduinëve të pasur, familjet “besimtare” që agjërojnë a nuk agjërojnë, iftarin e presin në restorante me ushqim të bollshëm dhe me hurma Arabie. Restorantet tona çdo natë janë plotë me burra e me gra me shami e pa shami, të grimuara e me buzëkuq.Kur i sheh restorantet e mbushura dhe ushqimet e bollshme ke përshtypjen se jemi shteti më i pasur në Evropë. S’ka një vend të dytë në kontinent që shpenzon me shumë për darka-iftare. Ndërkaq, jemi vendi më i varfër dhe më i mjerë në Evropë.Po ashtu s’ka familje shqiptare në Dardani që i përballon shpenzimet për darka- iftare, një muaj rresht. Një darkë e tillë kolektive kushton 15 euro për person. Një familje katër anëtaresh do të shpenzonte 60 euro për mbrëmje. Po bëri 30 ditë rresht iftare në restorant i kushton 1800 euro.Kush i financon këto iftare arabie? Turqia? Rusia? Serbia a vendet arabe? Askush nuk të jep përgjigje. Sigurisht familjet shqiptare nuk i paguajnë. Nuk kanë. Por iftare bëjnë çdo natë. Rezervimet bëhen me telefon, pagesat kryhen pa zhurmë.Një mik, pronar restoranti në një fshat, ku s’para dalin gratë në restorante, me tregoi se porositë për iftare bëhen me telefon: “mi bëjë gati 300 porcione për iftar me të gjitha të mirat”. Vjen një person me kombi, paguan, i merr racionet dhe zhduket.Por dikush do t’i paguaj shtrenjtë këto iftare qyl. Brezat që po vijnë do t’i vjellin një nga një.
Comments