top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI I SHBA-ës STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DO TË TAKOHET GJATË FUNDJAVËS ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI DHE ME UDHËHEQËSIT EVROPIANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | I dërguari i ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), do të takohet me udhëheqësit evropianë dhe presidentin Volodimir Zelenski në Berlin këtë fundjavë, një takim vendimtar ndërsa Shtëpia e Bardhë shtyn përpara për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë deri në fund të vitit”.


Kështu raporton enti mediatik “Wall Street Journal” - duke cituar burime zyrtare.


Vendimi për të dërguar z. Uitkof (Witkoff), i cili udhëhoqi bisedimet me Ukrainën dhe Rusinë mbi një plan paqeje të ShBA-ës, nënvizon përshpejtimin e përpjekjeve për të ngushtuar dallimet midis Kievit dhe Uashingtonit mbi kushtet e marrëveshjes.


I dërguari Uitkof (Witkoff) do të takohet gjithashtu me udhëheqësit e Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë të dielën dhe të hënën.


Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Tramp (Trump) do të dërgonte një përfaqësues në takim vetëm nëse mendonte se kishte përparim të mjaftueshëm në bisedimet e paqes.


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerollain Levit (Karoline Leavitt) vuri në dukje se presidenti ishte lodhur nga takimet vetëm për hir të takimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page