I DËRGUARI I POSAÇËM PRESIDENCIAL STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): KA SHENJA TË FORTA SE IRANI DËSHIRON TË ARRIJË NJË MARRËVESHJE; QEVERIA PAKISTANEZE PO VEPRON SI NDËRMJETËSE.

Uashington, Amerikë | “Ka shenja të forta që Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje”.
Kështu tha i dërguari i posaçëm (special) i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Stiv Uitkof (Steve Witkoff), gjatë një mbledhjeje të kabinetit.
“Mund të raportoj se kemi paraqitur një plan veprimi prej 15 pikash, i cili, ofron kornizën për një marrëveshje paqeje.
Ky dokument u botua përmes qeverisë pakistaneze, e cila, po vepron si ndërmjetëse.
Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet dhe nëse mund ta bindim Iranin se kjo përfaqëson një pikë kthese, për të cilën, nuk ka alternativë të qëndrueshme përveç vdekjes dhe shkatërrimit të mëtejshëm”, tha i dërguari i posaçëm presidencial Uitkof (Witkoff).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments