I DËRGUARI AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): MOSKA DHE KIEVI ARRITËN MARRËVESHJE PËR SHKËMBIMIN E 314 TË BURGOSURVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 5
- 1 min read

Uashington, Amerikan | “I dërguari i posaçëm amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff) njoftoi arritjen e një marrëveshjeje midis Ukrainës dhe Rusisë për shkëmbimin e 314 të burgosurve nga secila palë, shkëmbimi i parë i tillë në pesë muaj”.
Kështu raportuan mediat ndërkombëtare.
“Ky rezultat, u arrit falë bisedimeve të hollësishme dhe produktive për paqen.
Ndërsa ka ende shumë punë për të bërë, nisma të tilla tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po prodhon rezultate të prekshme dhe po çon përpara përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments