I DËRGUARI I POSAÇËM I KREMLINIT KIRILL DMITRIEV: KA PËRPARIM NË NEGOCIATAT ME UKRAINËN PAVARËSISHT LUFTËDASHËSVE EVROPIANË DHE BRITANIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 5
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Ka hapa pozitivë përpara në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që po zhvillohen aktualisht në Abu Dhabi, pavarësisht përpjekjeve të luftëdashësve britanikë dhe të Bashkimit Evropian për t’i minuar ato”.
Kështu tha i dërguari i posaçëm i Kremlinit, Kirill Dmitriev, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Ne po punojmë në mënyrë aktive me administratën amerikane për të rivendosur marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, përfshirë edhe përmes Grupit të Bashkëpunimit Ekonomik Ruso-Amerikan. Diskutimet vazhdojnë sot në formatin trepalësh Ukrainë-Rusi-ShBA”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments