KA MOSMARRËVESHJE SHBA-IZRAEL MBI MËNYRËN SE SI DO TË DUHET TË VEPROHET NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2025
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Ka mosmarrëveshje midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse duhet të fillojë rindërtimi i Rripit të Gazës apo të demilitarizohet më parë”.
Kështu raporton enti mediatik izraelit “Kan News”.
Administrata amerikane është e interesuar të ecë përpara me Fazën 2 të planit të Presidentit Tramp (Trump) për t'i dhënë fund luftës që në mesin e muajit të ardhshëm, dhe burimet izraelite thonë se administrata dëshiron që tranzicioni të ndodhë njëkohësisht; çarmatosja e Rripit të Gazës dhe rindërtimi i tij.
Por Izraeli dëshiron të çarmatosë Hamasin dhe të demilitarizojë Rripin e Gazës së pari, dhe vetëm pastaj të vazhdojë me fazën e rindërtimit.
Si pjesë e planit, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tashmë po pastron zonat në Rafah për të përgatitur terrenin për fazën tjetër, e cila, përfshin zhvendosjen e popullsisë në lagjet që do të ndërtohen, pa Forcën Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe pa Hamasin, në Rafah.
Plani amerikan fillimisht parashikon vendosjen e shtëpive të lëvizshme, por më vonë do të përfshijë edhe ndërtime të reja.
Megjithatë, ka pyetje të rëndësishme rreth formimit të forcës shumëkombëshe që do të vepronte në Rrip, përfshirë përfshirjen turke.
Sipas një burimi të njohur me çështjen, si Italia ashtu edhe Indonezia kanë rënë dakord të dërgojnë ushtarë në forcë, e cila, do të veprojë sipas një mandati të ngjashëm me atë të UNIFIL-it.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments