top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HUNGARI | PARLAMENTI SHKARKOI NGA DETYRA PRESIDENTIN TOMASH SHUJOK (TAMAS SULYOK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13
  • 1 min read

Budapest, Hungari | Një shumicë prej dy të tretash e partisë Tisza në Parlament ka miratuar amendamentin kushtetues të propozuar nga qeveria, i cili vërteton përfundimin e detyrës së presidentit aktual të Republikës, Tomash Shujok (Tamas Sulyok).


Në protestë kundër arbitraritetit, deputetët e opozitës nga partia Fidesz e ish-kryeministrit Orban dolën nga salla dhe nuk morën pjesë në votim.


Amendamenti, përveç shkarkimit të kreut të shtetit, të cilin kryeministri Magjar e quajti “kukulla e Orbanit”, përcakton një afat kohor prej 12 vitesh për deputetët, një kufi moshe prej 70 vjeç për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke ndryshuar kështu përbërjen e Gjykatës, dhe krijimin e një Zyre për Rimëkëmbjen dhe Mbrojtjen e Aseteve Publike, me qëllim rikuperimin e miliardave të vjedhura nga oligarkët e regjimit të korruptuar të Orbanit.


Paradoksalisht, që amendamenti të hyjë në fuqi, ai duhet të nënshkruhet nga vetë presidenti Shujok (Sulyok), i cili ka pesë ditë për ta bërë këtë.


Nëse ai refuzon ta nënshkruajë atë, qeveria, specifikoi kryeministri, do të fillojë menjëherë procesin e shkarkimit të presidentit për demeritë, siç parashikohet në kushtetutën aktuale.


Më parë, kryeminstri Magjar i kishte bërë thirrje vazhdimisht presidentit Shujok (Sulyok) të jepte dorëheqjen, por pa sukses.


Amendamenti, sqaroi më tej kryeministri Magjar, është një masë kalimtare, e nevojshme për të filluar çmontimin e regjimit të vendosur nga Orbani, dhe një kushtetutë e re do të miratohet pas një konsultimi të gjerë publik, me shumë mundësi vitin e ardhshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page