HUMA ABEDIN DHE MILIARDIERI ALEKS SOROS U MARTUAN | AJO ISHTE E DIVORCUAR NGA ISH-KONGRESMENI ENTËNI UEINËR (ANTHONY WEINER) I DËNUAR ME 21 MUAJ BURG PËR SHKËMBIM MESAZHESH SEKSUALE ME TË MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16
- 2 min read

Hamptons, Jorku i Ri, Amerikë | Znjsh. Huma Abedin dhe z. Aleks (Alex) Soros u martuan këtë fundjavë në Hamptons.
Lista e të ftuarve me përfshinte:
1- Ish-Presidentin Bill Klinton.
2- Znj. Hillëri Klinton (Hillary Clinton).
3- Zëvendëspresidenten Këmellë Heris (Kamala Harris) dhe bashkëshortin e saj, Daf (Doug) Emhoff.
4- Senatorin Çak Shamër (Chuck Schumer).
5- Përfaqësuesin Hakeem Jeffries.
6- Ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi (Nancy Pelosi).
7- Znj. Niki Hilton Rothshilld (Nicky Hilton Rothschild).
8- Znj. Anna Wintour.
Sipas entit mediatik “New York Times”, performuan edhe Boyz II Men.
Trashëgimtari 39-vjeçar i pasurisë prej 25 miliardë $ të z. Xhorxh (George) Soros i bëri propozimin ndihmëses së znj. Hillëri Klinton (Hillary Clinton) qershorin e kaluar; më vonë dyshja e ndau lajmin në mediat sociale.
“Kjo ndodhi… nuk mund të ishim më të lumtur, më mirënjohës ose më të dashuruar”, shkruan z. Soros dhe znjsh. Abedin në një postim të përbashkët në rrjetin social virtual Instagram.
Fillimisht kishin planifikuar të arratiseshin, por u bindën të organizonin një martesë gjatë një feste fejese të organizuar nga Klintonët në muajin dhjetor.
Në fund të mbrëmjes, njëri nga personat që po ngrinte dolli tha se:
1- “Ne të gjithë kemi vendosur që ky mendim që ju të dy kishit për arratisjen është i pakuptimtë dhe duhet të bëni një martesë”, tha znjsh. Abedin për entin mediatik “Vogue”.
Me sa duket, dikush sugjeroi 14 qershorin dhe data u caktua.
Znjsh. Abedin ishte nënkryetare e fushatës presidenciale të znj. Hillëri Klinton (Hillary Clinton) në vitin 2016 dhe shërbeu si shefe e stafit të saj.
Ajo ishte e martuar më parë me ish-kongresmenin e turpëruar Entëni Ueinër (Anthony Weiner) dhe kërkoi divorc në vitin 2017 - të njëjtin vit kur ai u dënua me 21 muaj burg për shkëmbim mesazhesh seksuale me një të mitur - pas shtatë vitesh martesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments