HOLLANDË: POLICIA ARRESTOI 2400 PROTESTUES | PROTESTOHET KUNDËR SUBVENCIONIMIT TË 40.5 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12, 2023
- 2 min read

Hagë, Hollandë | Policia në Hagë, Holandë, ndaloi dhe arrestoi mbi 2400 demonstrues, dhe aktivistë të lidhur me Rebelimin e Zhdukjes, Greenpeace ose grupin Milieudefensie, të shtunën, të cilët, po protestonin ndaj subvencioneve të karburanteve fosile të qeverisë në autostradën A12 pranë Hagës. Deklarata e tyre detajonte se si ata shpenzuan mbi 4 orë, duke arrestuar dhe larguar njerëz nga autostrada, duke përdorur metoda që përfshinin përdorimin e topave të ujit. Policia pretendoi se forca e tyre ishte “e arsyeshme”, dhe tha se ata janë të përgatitur për çdo protestë të mëtejshme, duke filluar në javët e ardhshme. Demonstrata të ndryshme më të vogla, nga organizata të tjera shpërthyen në zonat përreth, në mbështetje të bllokimit të autostradës kryesore A12. Protesta kryesore u drejtua drejt tuneleve, dhe ndaloi automjetet, ndërsa protestuesit kishin tabela me thëniet si “karburantet fosile nuk janë të lezetshme.” Grupi deklaroi se ata synojnë të protestojnë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa qeveria të heqë subvencionet për karburantet fosile. Qeveria holandeze deri më tani ka injoruar kërkesa të tilla. Një raport i publikuar nga Qendra për Kërkime mbi Korporatat Shumëkombëshe (SOMO) tregoi se qeveria holandeze shpenzon 40.5 miliardë dollarë në vit në subvencione, për industritë e karburanteve fosile. SOMO identifikoi 31 subvencione për karburantet fosile, në formën e uljes së taksave, për të bërë më të lirë prodhimin e lëndëve djegëse fosile, dhe i kërkoi qeverisë të publikojë një plan, për të hequr gradualisht subvencionet e karburanteve fosile, deri në vitin 2025, gjë që qeveria ra dakord ta bëjë, por ende nuk ka ndërmarrë veprime. Ministri i Klimës dhe Energjisë, Rob Jetten, postoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ish-Twitter, mbështetjen e misionit të Extinction Rebellion, por kritikoi metodat e tyre. Në mënyrë të ngjashme, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dilan Yesilgoz, u kërkoi protestuesve të shmangin bllokimin e autostradave, dhe paralajmëroi shoferët, për ndërprerjet e ardhshme në javët e ardhshme. Grupet planifikojnë të vazhdojnë me demonstratat, dhe t'i shtojnë ato me një operacion më formal lobimi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments