HIMARË | FAMLIJA HOXHA DENONCOI SE RA VIKTIMË E DHUNËS FIZIKE NGA PUNONJËSI I POLICISË BASHKIAKE ALBANO BARAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18
- 2 min read

Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një qytetar u dhunua fizikisht duke u goditur me leva në trup dhe në kokë përpara banesës së tij.
Si doras u denoncua:
1- Z. Albano Baraj, me funksion punonjës i Policisë Bashkiake.
Viktimë e akteve kriminale mbetën:
1- Z. Andi Hoxha.
2- Nëna e tij, me moshë 80 vjeçe.
3- Bashkëshortja shtatzënë e z. Hoxha.
Denoncim | Pas sulmit, autori i njohur si person i përsëritur në akte dhune nuk u shoqërua dhe as u ndalua nga policia, por përkundrazi u pa duke u paraqitur normalisht në vendin e punës në Bashkinë Himarë.
Ky fakt ngre dyshime të forta për favorizim dhe komprometim nga ana e Policisë së Shtetit në Himarë, e cila deri më sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorit, denoncoi familja e z. Andi Hoxha.
Familja Hoxha kërkon:
1- Marrjen e menjëhershme të masave ligjore ndaj autorit të dhunës Albano Baraj, duke e ndaluar dhe proceduar penalisht sipas ligjit.
2- Hetimin e rolit të Policisë së Shtetit Himarë dhe të çdo punonjësi që ka vepruar në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur autorin.
3- Reagimin e institucioneve qendrore, përfshirë Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments