top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HELMOHET GRUAJA E SHEFIT TË SPIUNAZHIT TË UKRAINËS KIRILL BUDANOV | U DËRGUA NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 28, 2023
  • 2 min read

Kiev, Ukrainë | Gruaja e shefit të spiunazhit të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirill Budanov, është helmuar me metale të rënda, raporton enti mediatik britanik BBC, duke cituar burime të mediave lokale.


“Znj. Marianna Budanova u dërgua në spital, pasi u ndje mirë për disa kohë”, raportoi faqja e lajmeve “Babel”, duke cituar zyrtarë të inteligjencës, ndërsa dy media të tjera ukrainase publikuan informacione të ngjashme, bazuar në burimet e tyre.


Enti mediatik britanik BBC vëren se shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës nuk ka komentuar publikisht, dhe nuk thotë nëse beson ose jo se Rusia gjendet pas sulmit të supozuar.


Faqja e lajmeve “Ukrainian Pravda”, e Ukrainës, raportoi se shumë zyrtarë të tjerë të inteligjencës ishin helmuar gjithashtu.


Megjithatë, nuk kishte indikacione se gjenerali Budanov mund të ketë qenë gjithashtu një objektiv.


Gjenerali, i cili drejton Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës (DIU) të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ka luajtur një rol kyç, në planifikimin dhe herë pas here në ekzekutimin e operacioneve të mëdha ushtarake kundër forcave ruse, që nga pushtimi i gjerë i Moskës në miajin shkurt të vitit 2022.


Znj. Marianna Budanova është në përfundim të mjekimit, dhe do të monitorohet nga mjekët.


Faqja e lajmeve “Babel”, e cila, të martën ishte e para që raportoi helmimin e hamendësuar, citoi një nga burimet e saj, në shërbimin e inteligjencës ukrainase, të thoshte se znj. Budanova po përfundon trajtimin e saj, dhe do të monitorohet nga mjekët.


Zyrtari i paidentifikuar shtoi se substancat me të cilat u helmua zonja Budanova nuk u përdorën në asnjë mënyrë në jetën e përditshme, apo në operacionet ushtarake, megjithatë nuk dha detaje të mëtejshme.


Faqja e lajmeve “Ukrainska Pravda” më vonë citoi burimet e saj, sipas të cilave helmimi i znj. Budanova u konfirmua pas analizave. Faqja e internetit shtoi se ajo ndoshta ishte ushqyer me ushqim të helmuar, por tani ndihej më mirë.


Në fund, agjencia ukrainase e lajmeve “Unian” citoi burimin e saj të thoshte se znj. Budanova po trajtohej në një spital në Ukrainë, dhe jo jashtë vendit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page