HAMASI SOT ISHTE NË MOSKË | U KRYEN BISEDIME NË KREMLIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 26, 2023
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Hamasi dhe Moska takohen drejtpërdrejt.
Një delegacion i organizatës terroriste zhvilloi disa bisedime me Kremlinin.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Numri dy i Hamasit, Abu Marzuk (Abu Marzouk), nënkryetar politik i formacionit, ishte i pranishëm në grupin e përfaqësuesve.
Rusia thuhet se diskutoi lirimin e pengjeve, dhe evakuimin e rusëve, nga Rripi i Gazës gjatë takimit.
Ministria e Jashtme ruse e njoftoi këtë lajm për agjencinë e lajmeve Tass.
Ndërkaq, zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave al Qassam, Abu Obeida, tha në platformën virtuale të komunikimit “Telegram”, se gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, rreth 50 pengje u vranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments