top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HALEJA SI VEND SOLEMN KU U KRYE SHKËMBIMI I PARAVE MIDIS AGJENTIT TË FSHEHTË DHE VOTËBLERËSIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 12, 2023
  • 2 min read

Nuk kanë të sosur çudirat e politikanit analfabet funksional që kërkon të greqizojë (helinizojë) Himarën, z. Fredi Beleri. Kanë dalë detaje nga përgjimet që fundosën z. Beleri. Çfarë roli kishte bashkëpunëtori i drejtësisë, që komunikoi me z. Beleri pesë ditë më parë? Detaje të reja kanë dalë në dritë për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, z. Alfred (Fredi) Beleri. Bashkëpunëtori i drejtësisë që ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet e hetimit dhe të ndjekjes penale, hyri në diskutim me z. Beleri pesë ditë më parë. Janë dhënë dyzet mijë (40000) lekë të rinj për të blerë votat e tetë personave, deklarojnë burime pranë policisë së Vlorës për mediat. Sipas informacioneve, ai i tha se kishte tetë persona dhe nga përgjimi ambiental bien dakord që do u jepeshin nga 50 secilit. Në një moment në bisedë e sipër i dyshuari i thotë bashkëpunëtorit të drejtësisë se nëse e bën këtë, do t’i jepte 400 mijë lekë (të vjetra) për tetë votuesit dhe 300 mijë (të vjetra) atij vetë. Një pjesëtar i grupit të hetimit, pohoi në kushte anonimati, se, për ta bindur i është treguar dhe lista e zgjedhësve, që bashkëpunëtori i drejtësisë e kishte gati. Ndihmësi i z. Beleri, dhe ai i dyshuar për shkelje të nenit 328 të Kodit Penal, është personi që në vëzhgimet ambientale ia çon paratë bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ky i fundit u vonua në takim dhe në një moment ndihmësi e telefonon z. Beleri duke i treguar se personi nuk gjendej aty. Z. Beleri shprehet “prit një minutë”, dhe më pas bashkëpuntori i drejtësisë, shfaqet në vendtakim për të marrë paratë nga ndihmësi i z. Beleri. Sipas përmbajtjes së dosjes së hetimit rezulton që paratë për tetë vota u dhanë në një nevojtore (WC), dhe se ky moment është vetëm me audio, dhe jo i filmuar nga kamerat e vëzhgimit, sikurse takimet e tjera nën vëzhgim nga një grup i Policisë së Shtetit i dërguar nga Tirana. Çdo veprim i kryer me bashkëpunëtorin e drejtësisë, është ndjekur dhe dokumentuar shkresërisht me urdhra procedurialë penalë të lëshuara nga Prokuroria e Vlorës. Ndërkohë që nesër ka gjasa që të zhvillohet edhe seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, e cila pritet që të shpallë moskompetencën lëndore për këtë çështje penale, dhe më pas ajo do t’ia dërgojë Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është autoriteti kompetent, për të kryer vleftësimin e masës së arrestit, dhe njëkohësisht caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj z. Beleri. Një ditë me parë, në një intervistë televizive, Prokurori i Përgjithshëm, i Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela, tha se ka vendosur udhëzime duke urdhëruar daljen në terren të prokurorëve që kanë kaluar në gatishmëri për 14 majin, dhe do të jenë në pozita profesionale gatishmërie derisa KQZ të shpallë rezultatin final.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page