HAKTIVISTËT RUSË SULMOJNË ME “DDoS” 6 BANKA ITALIANE | U HAKMORËN PËR TAKIMIN E MELONIT ME BAIDENIN
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 1, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Për momentin, dëmi ka qenë relativ: faqet e paarritshme për disa minuta. Gjëra të vogla në krahasim me ransomware-in shumë më të frikshëm, vjedhjen e të dhënave me një kërkesë për shpërblim.
Por në kanalet e tyre të mediave sociale, hakerët pro-rusë Noname057(16) ishin në gjendje të gëzoheshin për sulmet e tyre kibernetike kundër autoriteteve rusofobike italiane.
Objekt sulmi fillimisht u bënë një seri kompanish lokale të transportit publik, nga Amat e Palermos deri në Anm e Napolit. Sot radha ishte e bankave. Janë gjashtë: Bper, Monte dei Paschi di Siena, Banca Popolare di Sondrio, Fineco, Intesa dhe Fideuram.
Teknikët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike - siç ndodh gjithmonë në këto raste - kontaktuan menjëherë me shënjestrat për t’i informuar për ofensivën e re, dhe për të dhënë indikacionet e para për zbutjen e efekteve.
Ashtu si në veprimet e mëparshme të kryera nga Nonames, këto janë sulme Ddos (Distributed Denial of Service) të cilat materializohen duke dërguar një sasi të madhe kërkesash në faqen e synuar, e cila nuk është në gjendje t'i trajtojë ato, dhe për rrjedhojë nuk funksionon siç duhet.
Në kanalin e tyre Telegram, grupi mori përgjegjësinë për sulmet, duke kritikuar takimin e fundit mes Kryeministres italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) dhe presidentit amerikan Xho Baiden (Joe Biden), ku kryeministrja italiane konfirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën.
Agjencia monitoron me vëmendjen më të madhe riaktivizimin e fushatave nga grupe haktivistësh pro-rusë (ata janë haker-aktivistë) në dëm të subjekteve institucionale kombëtare.
Megjithatë, nuk duket se sulmet - të një natyrë demonstrative - kanë ndikuar në integritetin dhe konfidencialitetin e informacionit dhe sistemeve në fjalë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments