top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GUATEMALË | PRESIDENTI BERNARDO AREVALO: PROKURORJA E PËRGJITHSHME KONSUELO (CONSUELO) PORRAS ËSHTË E RREZIKSHME PËR VENDIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Presidenti Bernardo Arevalo, e quajti Prokuroren e Përgjithshme, Konsuelo (Consuelo) Porras, të rrezikshme për vendin, duke përsëritur refuzimin e tij të vendosur për riemërimin e saj të mundshëm”.


Kështu raportuan entet mediatike vendore - sipas të cilave Prokurorja Porras, e cila, tashmë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për akuza për korrupsion dhe sjellje antidemokratike, po kërkon një mandat të tretë dhe është ndër kandidatët që një komision do t'i paraqesë kreut të shtetit.


Do të ishte e vështirë të gjendej një kandidat më pak i përshtatshëm”, tha Presidenti Arevalo, duke kujtuar gjithashtu përpjekjet e magjistrates për të bllokuar inaugurimin e tij në vitin 2024.


Ai i kërkoi komisionit të zgjidhte figura të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë.


Nga ana e saj, Prokurorja Porras pohoi legjitimitetin e veprimeve të saj, duke pretenduar se kishte nderin të qëndronte në detyrë.


Në vitet e fundit, ajo është kritikuar për veprime kundër magjistratëve, gazetarëve dhe prokurorëve antikorrupsion.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page