top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GUATEMALË: AUTORITETET LIRUAN 160 FËMIJË QË MBAHESHIN NGA SEKTI ULTRA-ORTODOKS I JUDAIZMIT I QUAJTUR LEV TAHOR | VIKTIMA TË ABUZIMIT SEKSUAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 21, 2024
  • 1 min read

Ciudad De Guatemala. Guatemalë | Autoritetet e Guatemalës kanë shpëtuar 160 fëmijë nga një pronë që i përket sektit Lev Tahor, një grup i krijuar në vitet 1980, i dyshuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe që praktikon një formë ultra-ortodokse të judaizmit, ku gratë veshin rroba të zeza që i mbulojnë nga koka deri te gishti i këmbës.

 

Operacioni bëri të mundur shpëtimin e 160 të miturve që dyshohet se ishin viktima të abuzimit nga një anëtar i sektit Lev Tahor”, tha ministri i Brendshëm i Guatemalës, Fransisko (Francisco) Jiménez në rrjetin social virtual Iks (X), pas një kontrolli të pronës që ndodhet në komunën e Oratorio-s, rreth 60 km në jug-perëndim të kryeqytetit, ku sekti ishte krijuar në vitin 2016.

 

Kërkimi u motivua nga dyshimet për trafikim njerëzor në formën e shtatzënitë e detyruara, abuzimi me fëmijët dhe përdhunimet”, tha prokurori Dimas Jiménez.

 

Operacioni mori mbështetje nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe kërkimet çuan në zbulimin e eshtrave me sa duket të një të mituri”, shtoi ministri Jiménez.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page