top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | KREU USHTARAK I LIBISË LINDORE GJENERALLEJTËNANT KHALED HAFTAR KREU VIZITË JOPROTOKOLLARE NË ATHINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 25
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Gjenerallejtënant Khaled Haftar, kreu i forcave të armatosura të Libisë lindore dhe djali i udhëheqësit të Bengazit, Khalifa Haftar, vizitoi Greqinë për konsultime në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.


Ai u takua me Ministrin Grek të Mbrojtjes, Nikos Dhendhias (Dendias), dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Dhimitris Çupis (Dimitris Choupis).


Pala greke mbajti një profil të ulët, duke mos lëshuar asnjë njoftim zyrtar, duke vënë në dukje se z. Haftar nuk përfaqëson një shtet të njohur dhe për këtë arsye nuk zbatohej protokolli standard diplomatik.


Pala libiane tha në një deklaratë se:

1- Të dy palët diskutuan mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve dhe për të forcuar koordinimin në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar në stabilitetin rajonal dhe duke arritur interesat e përbashkëta të forcave të armatosura libiane dhe greke”.


Deklarata përfshinte foto nga Athina.


Z. Khaled Haftar është i dyti nga djemtë e z. Haftar që viziton Athinën.


Ai shihet si zyrtari që kontrollon mekanizmin mbikëqyrës të sigurisë së kufirit jugor, duke menaxhuar në mënyrë efektive fluksin e migrantëve.


Greqia ka trajnuar afërsisht 50 personel ushtarak libian në Qendrën e Parandalimit Detar (KENAP) në Hania për të ofruar shërbime sigurie bregdetare dhe planifikon të trajnojë forca shtesë në javët e ardhshme.


Megjithatë, transferimi i anijeve për përdorim nga Roja Bregdetare e Bengazit mbetet i ndërlikuar për shkak të embargos së armëve të Libisë, të cilën, Greqia e mbështet përmes pjesëmarrjes së saj në Operacionin IRINI.


Athina nuk është takuar ende me z. Sadam Haftar, kreun e forcave tokësore të Bengazit dhe zëvendësin e caktuar të babait të tij.


Z. Sadam Haftar vizitoi së fundmi Ankaranë, ku u prit me protokoll të plotë nga Ministri turk i Mbrojtjes, Jasar Guler.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page