GREQI | UDHËHEQËSIT E OPOZITËS KËRKUAN QË TË NXIRREN PËRPARA DREJTËSISË AUTORËT E SULMIT NË SELANIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Athinë, Greqi | Krerët e partive opozitare kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas vdekjes së znj. Vagia Nestora, nënës së zyrtares së Demokracisë së Re, Afrodhiti Nestora, e cila vdiq pasi u plagos rëndë në një sulm zjarrvënës në shtëpinë e saj në Selanik.
Kreu i PASOK-ut, Nikos Andhrullakis, i shprehu ngushëllimet familjes, duke bërë thirrje që autorët të identifikohen, të nxirren para drejtësisë dhe të ndëshkohen.
“Në një shoqëri demokratike të qeverisur nga sundimi i ligjit, nuk mund të ketë tolerancë për akte të tilla kriminale”, tha ai.
Udhëheqësi i Aleancës së Majtë Greke dhe ish-kryeministri Aleksis Cipras (Alexis Tsipras) e përshkroi incidentin si humbje tronditëse të jetës njerëzore në një sulm zjarrvënës kriminal, duke shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
“Terrorizmi nuk ka vend në një demokraci. Jeta njerëzore është një vlerë supreme dhe mbrojtja e saj është një detyrim i përbashkët i të gjithëve ne”, tha ish-kryeministri Aleksis Cipras (Alexis Tsipras).
“Jeta njerëzore është me vlerë supreme dhe kjo humbje shkakton pikëllim të thellë”, duke shtuar se çdo formë e dhunës politike është absolutisht e dënueshme dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments