top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: U VRA NJË TIFOZ I AEK-ut | I DYSHUAR SI VRASËS NJË TIFOZ I DINAMOS SË ZAGRBIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 9, 2023
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Një tifoz 22-vjeçar i skuadrës greke të topakëmbasit (futbollit) AEK-ut, u godit me thikë gjatë natës në periferi të Athinës, gjatë një përleshjeje me ultrasit e Dinamos së Zagrebit.


Këtë e bën të ditur policia greke, duke shtuar se nga përleshjet janë plagosur gjashtë.


I plagosuri u dërgua në spitalin e kryeqytetit grek, përpara se t'u dorëzohej plagëve të marra, sipas mediave lokale.


Mbrëmë ishte planifikuar për t’u zhvilluar ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Lidhjes së Kampionëve Çempiëns Lig (Champions League), ndërmjet Aek dhe Dinamos, në stadiumin Shës Sofia (Agia Sophia), në periferi të Athinës, në Filadelfian e Re (Nea Filadelfia).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page