GREQI: U ARRESTUA FRED MYKAJ NGA MALLAKASTRA DHE BOBAN RISTEVSKI NGA MAQEDONIA E VERIUT | 20 MIJË € GRABITJE ME DHUNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 18, 2024
- 2 min read
Tripoli, Greqi | Strukturat greket të hetimit penal arrestuan:
1- Z. Fred Mykaj, me moshë 46 vjeç, me origjinë nga Mallakastra.
2- Z. Boban Ristevski, me moshë 45 vjeç, me moshë nga Shkupi.
Ata akuzohen se të maskuar kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia, dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thike, fillimisht i kanë lidhur dhe u kanë grabitur rreth 20 mijë € (19 mijë € + bizhuteri në vlerën 500 €-ve).
Nga hetimet paraprake rezulton se autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një automjet tip “Suzuki Celerio”, të cilin e kishin marrë me qira, të cilit i kishin vendosur targa të denoncuara të vjedhura në 10 maj 2024 në Tripoli.
Gjatë kontrollit në automjet atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan:
1 pistoletë imituese.
1 kartë identiteti false kroate.
1 patentë false kroate.
4 celularë dhe sende të tjera.
Z. Boban Ristevski kishte thyer lejen 8 ditore të marrë nga burgu i Hanias për periudhën 15-22.01.2024. Ai nuk ishte kthyer më në burg.
Të dy autorët rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa z. Ristevski është dënuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, për lirimin e të cilit, u paguan 30 milionë euro.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

___.png)



















