top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: U ARRESTUA ERALD BARDHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6, 2024
  • 1 min read

Greqi | Autoritetet greke të heimit penal arrestuan:

1- Z. Erald Bardhi, me moshë 18 vjeç.

 

Ai gjendej në shoqërinë e z. Angelo Toska, me moshë 23 vjeç, i shpallur në kërkim policor për tentativë vrasje dhe grabitje.

 

Ai u ndalua teksa ishte duke lëvizur me motomjet në zonën e “Kolonos”, në Athinë, së bashku me një tjetër qytetar.

 

Gjatë kontrollit policor, njëri prej tyre ka treguar një dokument identiteti falso me gjeneralitetet Panajot Bare, me moshë 22 vjeç, lindur në Shqipëri.

 

Pasi u shoqëruan në komisariat, u verifikua se Panajot Bare realisht ishte Angelos Toska, 23 vjeç nga Berati dhe banues në rrugën “Sepolion” nr.11 në Athinë.

 

Ndaj tij rezultonte një urdhër arresti i Prokurorisë së Athinës, i datës 04.03.2024 për veprat penale:

1- “Organizata kriminale”.

2- “Vrasje e mbetur në tentativë”.

3- “Grabitje”.

 

Në gusht 2023 në zonën e Agios Panteleimonas, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor dhe me përdorimin e armës, ai ka plagosur në këmbë një qytetar, ndërsa pak ditë më parë në Ilion, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë celularët disa të miturve.

 

Ndaj z. Toska u ngritën edhe akuzat penale të;

1- Falsifikim”.

2- Falsifikimi i certifikatave”.

3- Mosbindja”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page