GREQI: U ARRESTUA ALESIO BIBA NGA VAU I DEJËS | I REKRUTUAR SI VRASËS ME PAGESË NGA KREU I GRUPIT KRIMINAL TË EMËRTUAR “DALTONS” SULEYMAN DALGIÇ (DALGIC); U PËRPOQ TË VRISTE VOLKAN ERTAS-in (TURK).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Alesio Biba, me moshë 22 vjeç, nga Vau i Dejës.
Ai konsiderohet si doras në sulmin e armatosur të ndodhur në lokalin “Filloas”, në rrugën “Tripoleos”, në datën 13.07.2025 {- i vënë në zbatim me porosi të z. Suleyman Dalgiç (Dalgic), subjekt i rëndësishëm në radhët e Agjenturës turke të Krimit Ordiner, por edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal të emërtuar “Daltons”, i dënuar me heqje të përjetshme lirie për vrasjen e gjashtë qytetarëve turq në muajin tetor të vitit 2023 në Artemidhë (Artemida)} - ku mbetën të plagosur:
1- Z. Volkan Ertas (qytetar turk), me moshë 48 vjeç.
2- Një punonjës i Policisë greke (bashkëshorti i pronarës së lokalit).
Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal sende të lidhura me ngjarjen kriminale.
Gjatë hetimeve penale paraprake z. Biba deklaroi se kishte objektiv z. Ertas (Ertash).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentarer