GREQI | TANKET GREKE DO TË UDHËTOJNË PËR MË SHUMË SE DYMIJË KILOMETRA PËR TË MARRË PJESË NË STËRVITJEN USHTARAKE TË NATO-s NË FRANCË (E KODUAR “ORION 2026”).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Athinë, Greqi | Tanket dhe automjetet e blinduara greke do të përshkojnë më shumë se dy mijë kilometra për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake në shkallë të gjerë “Orion 2026” në Francë.
Ky do të jetë dislokimi më i madh në historinë e njësive të blinduara greke.
Kontingjenti nga Brigada e 25-të e Blinduar, i përbërë nga tanke Leopard, automjete të blinduara Marder, pajisje mbështetëse dhe një numër i konsiderueshëm personeli, do të shkojë në bregdetin verior të Francës, ku do të integrohet në forcat e Ushtrisë Franceze.
Sipas entit mediatik grek Përditshmëria (Kathimerini), ftesa nga Parisi mbërriti në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Helene disa javë më parë.
Për të transportuar tanket dhe automjetet e blinduara greke në Francën veriore, planifikuesit ushtarakë po përgatisin një operacion të madh.
Bazuar në të njëjtin raportim, plani që po shqyrtohet përfshin transportimin e Leopard 2HEL dhe Marder me anë të një anijeje zbarkuese në një port francez, ndërsa transportuesit e tankeve dhe kamionët për qëllime të përgjithshme do të udhëtojnë në rrugë tokësore.
Për më tepër, rreth 300 anëtarë të Forcave të Armatosura Helenike do të fluturojnë për në Francë.
Ky vendosje pasqyron në mënyrë efektive rrugën e ndjekur nga forcat franceze në nëntor 2023, kur 280 ushtarë dhe tanke Leclerc udhëtuan për në Ksanthi (Xanthi), Greqinë veriore, për stërvitje të përbashkët me homologët e tyre grekë.
“Orion 2026” është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake që do të zhvillohet në Evropë, e projektuar për të testuar gatishmërinë e forcave tokësore përballë kërcënimit rus dhe një skenari të mundshëm përshkallëzimi me Moskën.
Ky lajm u raportua nga enti mediatik grek Përditshmëria (Kathimerini).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments