ISHULLI I ZAQINTHOSIT; GREQI | NJË FËMIJË U SHQYE NGA NJË QEN PITBULL; BABAI SHQIPTAR DHE NËNA BRITANIKE U ARRESTUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Ishulli i Zaqinthosit, Greqi | Nuk ka fjalë për të përshkruar tragjedinë që përjetoi familja dhe i gjithë komuniteti vendor në Zaqinthos (Zakynthos), me vdekjen e një engjëlli dyvjeçar nga një sulm qeni.
Siç u bë e ditur, nëna me origjinë britanike dhe babai me origjinë shqiptare, të cilët, jetojnë përgjithmonë në Shën Leon (Agios Leontis), të Zaqinthosit (Zakynthos), u arrestuan, ashtu siç kërkoht nga ligji procedurial penal grek.
Aktualisht po shqyrtohet nëse ka pasur neglizhencë në kujdesin ndaj fëmijës dhe në menaxhimin e qenit.
Qeni është vendosur nën mbikëqyrje veterinare.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments