SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: NJË AKTOR I HUAJ ISHTE QARTËSISHT I PËRFSHIRË NË FEËRFORD (FAIRFORD); ISHTE KËRCËNIM SHUMË SERIOZ.

Uashington, Amerikë | “Ajo që mund të kishte ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze.
Kjo është një situatë që përfshin qartësisht duart e një aktori të huaj”.
Kështu tha sekretari amerikan i shtetit Marko (Marco) Rubio për entin mediatik vendor Faks Njuz (Fox News), duke iu referuar komplotit të dyshuar terrorist të parandaluar në RAF Feërford (Fairford), në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shumë njerëz janë të shqetësuar nga lajmi se disa prej këtyre individëve po lirohen me kusht.
Kemi të bëjmë me elementë që janë globalë.
Dhe në rastin e Iranit, për shembull, i cili ka kërcënuar hapur të sulmojë interesat amerikane në nivel global, ne gjithmonë do ta marrim shumë seriozisht këtë.
Do të ketë pasoja nëse kjo ndodh ndonjëherë, ose edhe nëse ka një përpjekje.
Do të ketë shumë më tepër lajme mbi këtë temë në ditët në vijim, por ka një kufi në atë që mund të them tani, përveç se është shumë serioze.
Dhe përgjigja ka qenë e përshtatshme”, - tha sekretari Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacion








Comments