GREQI | PROKURORJA E LARISËS EKATERINI PAPASTAVRU (AIKATERINI PAPASTAVROU) URDHËROI ZHVARRIMIN E DENIS RUÇIT (DJALI I GREVISTIT TË URISË PANO RUÇI) I CILI MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT HEKURUDHOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 1 min read

Larisë, Greqi | Një prokuror në Larisa ka urdhëruar zhvarrimin e djalit të grevistit të urisë Pano Ruçi, i quajtur Denis Ruçi, i cili, ishte midis 57 viktimave të katastrofës hekurudhore të Tempe në vitin 2023.
Ky veprim vjen pas një peticioni të nënshkruar nga dhjetëra të afërm që kërkojnë zhvarrime shtesë dhe akuza më të ashpra kundër zyrtarëve të “Hellenic Train”.
Familjet argumentojnë se çështja përbën “vrasje me qëllim të mundshëm” dhe jo neglizhencë.
Prokurorja Ekaterini Papastavru (Aikaterini Papastavrou) gjithashtu udhëzoi policinë të shqyrtojë kërkesa të ngjashme.
Z. Ruçi ka qenë në grevë urie për 12 ditë duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments