top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | KREU I SUBJEKTIT POLITIK TË MAJTË “PASOK” NIKOS ANDHRULLAQIS (ANDROULAKIS) LIDH PËRPJEKJEN PËR SPIUNAZH ME ZGJEDHJET PARTIAKE NË DËSHMINË E TIJ MBI SKANDALIN E PËRGJIMEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Kreu i opozitës kryesore PASOK, Nikos Andhrullaqis (Androulakis), dëshmoi të mërkurën në gjyqin që po zhvillohet lidhur me skandalin e përgjimeve në Greqi, i cili, shpërtheu në verën e vitit 2022.


Katër përfaqësues të kompanive, që dyshohet se janë të lidhur me programin spiun “Predator”, përballen me akuza për shkelje të konfidencialitetit të komunikimeve.


Z. Andhrullaqis (Androulakis) pretendoi se përpjekja për mbikëqyrje të telefonit të tij celular ishte e lidhur me zgjedhjet për udhëheqjen e partisë socialiste.


Ai - atëherë anëtar i Parlamentit Europian - u informua nga ekspertët e IT-së të Parlamentit Europian se kishte marrë një mesazh teksti me qëllim të keq që përmbante programe spiune.


Programi “Predator”, i tregtuar nga kompania izraelite Intellexa me seli në Athinë, mund të hyjë në mesazhet, kamerën dhe mikrofonin e një pajisjeje, duke e shndërruar në mënyrë efektive një telefon në një mjet mbikëqyrjeje.


Z. Andhrullaqis (Androulakis) tha se dorëheqja e z. Grigoris Dhimitriadhis (Dimitriadis), atëherë sekretar i përgjithshëm i kryeministrit Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), mes skandalit - i cili, përfshinte gjithashtu shënjestrimin e gazetarëve, figurave të biznesit, ministrave, zyrtarëve ushtarakë dhe politikanëve të tjerë - tregonte përfshirje të brendshme”.


Deri në dorëheqjen e z. Dhimitriadhis (Dimitriadis), nuk e dija saktësisht se çfarë po ndodhte. Në ditët e para, nuk kisha një ide të qartë. Por kur ndodhi ajo dorëheqje, kuptova se kishte përfshirje të brendshme”, i tha z. Andhrullaqis (Androulakis) gjykatës.


Ai tha se koha e ngjarjeve tregoi se mbikëqyrja e tij ishte e lidhur me garën për lidershipin e PASOK-ut, të cilën, ai përfundimisht e fitoi.


Ai shtoi se pasi përpjekjet e përsëritura për të infektuar celularin e tij me programin spiun “Predator” dështuan, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Greqisë (EYP) filloi ta monitoronte atë.


Pati tre përpjekje me Predator. Kur ka tre përpjekje dhe objektivi nuk e kap karremin, atëherë ndërhyn EYP-i”, tha ai.


Ai përshkroi atë që ai e quajti një “qendër paralele pushteti” që vepronte në Greqi - një rrjet i organizuar mirë me mbështetje greke.


Nëse do të isha kryeministër dhe do të zbuloja se krerët e forcave të armatosura po përgjoheshin, a nuk do të doja të dija se kush e bëri këtë”, tha ai, duke iu referuar raportimeve se edhe anëtarë të ushtrisë ishin në shënjestër.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page