GREQI: 150 MIJË HA TË DJEGURA | QEVERIA ZOTOHET PËR DËMSHPËRBLIMIN E TË PREKURVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2023
- 1 min read

Athinë, Greqi | Sipas kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), sipërfaqet e djegura nga zjarret që shpërthyen në Greqi këtë verë do të kalojnë 150 mijë hektarë.
Kryeministri ndërhyri në diskutimin në Parlament për emergjencën e zjarreve që kanë përfshirë vendin: flakët vazhdojnë të digjen në njësinë periferike të Evros, në pyllin e Dadias, për të trembëdhjetën ditë radhazi.
“Kriza klimatike është këtu”, komentoi kryeministri, duke shprehur mbështetjen e tij për të prekurit nga urgjenca.
“Unë siguroj se shteti do të përfundojë shpejt të gjitha procedurat e kompensimit dhe rehabilitimit të zonave të prekura.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments