GJYKATA E VLORËS SHQIPTOI DËNIM PENAL ME 18 VJET BURG PËR POLICIN ARJAN TASE | U AKUZUA PËR VRASJEN E JONADA AVDIAJT ME MOSHË 7 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 1 min read
Vlorë, Shqipëri | Gjykata e Vlorës shqiptoi dënim penal me 18 vjet heqje lirie për policin Arjan Tase.
Ai akuzohet se përplasi për vdekje me skaf të miturën Jonada Avdiaj, me moshë 7 vjeç.
Vrasja e të miturës ndodhi më 2 gusht të vitit 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë.
E mitura Jonada Avdia u godit për vdekje nga një gomonia me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det.
E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj u pre helikat.
E mitura Avdiaj me origjinë nga Tropoja jetonte në Angli por familja ishte kthyer në Shqipëri për pushime.
Z, Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano, aso kohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e përjashtoi përfundimisht nga policia.
Për këtë ngjarje u shkarkuaa i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















