KARTELË KUNDËR SENATORES SË PËRJETSHME LILIANA SEGRE DHE MINISTRIT ITALIAN TË MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO) NË MILANO | KOMUNITETI HEBRE: JEMI NJË HAP LARG NGA GJUETIA E HEBRENJVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 29, 2024
- 2 min read
Updated: Jun 20

Milano, Itali | Në ditën e vdekjes së udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, qindra veta dolën në rrugë në Romë dhe Milano, ku demonstruesit marshuan me shenja tronditëse, si ajo me pamjen e znj. Liliana Segre, ku në një kartelë ishte shënuar “Agjente Sioniste”.
Solidariteti u shpreh nga Brigada Hebraike e Milanos, nga Komuniteti Hebraik i Romës, nga Kryetari i Dhomës Lorenco (Lorenzo) Fontana - ndër të tjera - për njerëzit që përfunduan në shënjestër në procesionin milanez.
“Dënim i prerë dhe vendimtar për atë që ndodhi në marshimin pro-Palestinës në Milano, gjatë të cilit u vendosën tabela me emrat dhe mbiemrat e personave që akuzohen si ‘agjentë sionistë’, përfshirë senatoren e përjetshme Liliana Segre, ministrin italian të Mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto) dhe z. Rikardo Paçifiçi (Riccardo Pacifici).
Ne jemi përballur me dhunë verbale të rrezikshme dhe shpifje që nuk mund të pranohet”, shkroi presidenti i Senatit italian, Injacio (Ignazio) La Russa.
Të gjithë sytë janë te demonstrata e madhe e planifikuar në Romë - por e ndaluar nga selia e policisë për të shtunën e ardhshme, në prag të përvjetorit të 7 tetorit.
“Ndaloni menjëherë bombardimet në Liban”, lexojmë në banderolën e shpalosur para Panteonit në Romë, në protestën e studentëve të Cambiare Rotta e Osa, Lëvizja Pushteti për Popullin dhe të disa aktivistë të Palestinezëve të Rinj italianë, të cilët kërkojnë të ndalen bombardimet në Liban dhe gjenocidi në Gaza.
“Ne jemi një hap larg gjuetisë së hebrenjve dhe akteve të dhunës së hapur kundër institucioneve fetare dhe jofetare hebreje dhe përfaqësuesve të tyre”, tha z. Uokër Megnagi (Walker Meghnagi), president i komunitetit hebre të Milanos, i cili, e nënvizon këtë në një shënim, duke komentuar posterat që u shfaqën dje gjatë një demonstrate në mbështetje të Palestinës.
“Ajo që u hodh në rrugët e Milanos të shtunën nga demonstruesit pro-pelestinezë është e një graviteti të jashtëzakonshëm”, tha ai.
“Kjo për fat të keq tregon se si nuk ka më asnjë kufi që mund të konsiderohet i pakapërcyeshëm në papranueshmërinë e tij.
Një spirale antisemitike të verbër. Është krijuar urrejtje dhe apele gjenocidale tashmë të krahasueshme me ato me origjinë nazifashiste në vitet 30-40 të shekullit të kaluar”, nënvizoi ai.
Për këtë arsye, ai u bëri apel institucioneve duke pasur parasysh edhe afërsinë me 7 tetorin, përvjetorin e shpërthimit të konfliktit.
“I bëhet thirrje qeverisë, të cilës i falenderohemi nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen që nuk na ka munguar asnjëherë - shpjegon ai - që të merren masa parandaluese dhe nëse nuk respektohen, të kundërshtohet kjo.
Në sheshet tona do të bëheshin një lloj 'demonstrimi'. Apeli u drejtohet pastaj partive opozitare që të sigurojnë që edhe ato të distancohen nga galaktika nga e cila krijohen këto demonstrata - përfundon ai - dhe të ndërmarrin veprime aktive për të përmbajtur metodat dhe përmbajtjet e tyre të shprehura”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments