top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E POSAÇME LA NË FUQI MASËN E SIGURISË “ARREST NË SHTËPI” PËR JAMARBËR MALLTEZIN I AKUZUAR PËR DOSJEN “PARTIZANI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për z. Jamarbër Malltezi, i akuzuar për dosjen “Partizani”.

 

Gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi rrëzoi kërkesën e z. Jamarbër Malltezi për zëvendësimin e masës së sigurimit vetjak.

 

Ai ndodhet në arrest shtëpie prej muajit nëntor të vitit 2023, pasi gjykata zëvendësoi masën e shqiptuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.

 

Deputeti Sali Berisha është në hetim penal paraprak për veprën penale të korrupsionit, së bashku me dhëndrin e tij, z. Jamarbër Malltezi, i cili, akuzohet nga SPAK-u se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page