GJYKATA E POSAÇME (GJKKO) SHQIPTOI MBI 161 VJET BURG | KSENOFON BODO; KYRYLO PONOMARENKO; KOSTIANTYN BIELLON; ARMANDO PAPA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 12 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqiptoi 161 vite e 6 muaj heqje lirie për:
1- Z. Arlind Ismajlukaj.
2- Z. Gëzim Çelaj.
3- Z. Nerim Çela.
4- Z. Armando Mema.
5- Z. Dritan Metaj.
6- Z. Ben Dalipaj.
7- Z. Besnik Brokeri.
8- Z. Alket Deda (Dritan Deda).
9- Z. Selami Lushkaj.
10- Z. Ksenofon Bodo.
11- Z. Kirilo (Kyrylo) Ponomarenko.
12- Z. Kostiantin (Kostiantyn) Biellon.
13- Z. Armando Papa.
Vendimi | 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 74, datë 21.11.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 13 vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arlind Ismajlukaj dënohet me 14 vjet burgim.
4. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arlind Ismajlukaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 vite e 4 muaj burgim.
5. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gezim Çelaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 14 vjet burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gezim Çelaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.
8. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Gezim Çelaj dënohet me 15 vjet burgim.
9. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gezim Çelaj ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet burgim.
10. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 07.03.2024 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
14. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Nerim Çela dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim.
15. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nerim Çela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 4 muaj burgim.
16. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 16.08.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Mema për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Mema për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
19. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Armando Mema dënohet me 12 vite burgim.
20. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armando Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
21. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimi ne të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
24. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Dritan Metaj dënohet me 12 vite burgim.
25. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dritan Metaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
26. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 09.10.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ben Dalipaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
28. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ben Dalipaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
29. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ben Dalipaj dënohet me 12 vite burgim.
30. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ben Dalipaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
31. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
32. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Brokeri për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
33. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Brokeri për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
34. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Besnik Brokeri dënohet me 12 vite burgim.
35. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besnik Brokeri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
36. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
38. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
39. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Alket Deda (alias Dritan Deda) dënohet me 12 vite burgim.
40. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
41. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selami Lushkaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selami Lushkaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
44. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Selami Lushkaj dënohet me 12 vite burgim.
45. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Selami Lushkaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
46. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ksenofon Bodo për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
48. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ksenofon Bodo për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
49. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ksenofon Bodo dënohet me 12 vite burgim.
50. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ksenofon Bodo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
51. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
52. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kyrylo Ponomarenko për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
53. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kyrylo Ponomarenko për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
54. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Kyrylo Ponomarenko dënohet me 12 vite burgim.
55. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kyrylo Ponomarenko i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
56. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostiantyn Biellon për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
58. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostiantyn Biellon për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
59. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Kostiantyn Biellon dënohet me 12 vite burgim.
60. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kostiantyn Biellon i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
61. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2025, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
62. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
63. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
64. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.
65. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Armando Papa dënohet me 12 vite burgim.
66. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armando Papa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
67. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2023, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
68. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, dy armët e zjarrit dhe fishekët e sekuestruara shtetasit Nerim Cela, sipas procesverbalit “Për sekuestrimin e sendeve”, datë
15.08.2023 si dhe arma e ftohtë, thikë, sekuestruar shtetasit Armando Papa, të kalojnë në favor të shtetit.
69. Lënda narkotike, e sekuestruar me datë 15.08.2023, të asgjesohet në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale.
70. Sendet dhe provat e tjera materiale të sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë dhe procedimit pasuror.
71. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
72. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments