GJYKATA E BERATIT: BURG PËR NATASHA ROMBULËN DHE ARMAND KUMARAKUN | MËSONIN TË MITURIN 10 VJEÇ TË SHANTE NË TIKTOK PËR TË FITUAR TË HOLLA | KUMARAKUT IU HOQ E DREJTA E PRINDËRIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 15
- 1 min read

Berat, Shqipëri | Gjykata e Beratit shqiptoi dënime penale për:
1- Znj. Natasha Rombulas.
2- Z. Armando Kumaraku (i biri).
U akuzuan se shfrytëzonin djalin e mitur të këtij të fundit, për të fituar të holla në rrjetin social virtual “Tik-Tok”.
Z. Kumaraku u dënua me 3 vite e 6 muaj heqje lirie.
Znj. Rombulas u dënua me 2 vjet e 3 muaj heqje lirie.
Gjyqtarja Lumturi Zhupa i ka shtuar vendimit penal edhe dënimin plotësues të kërkuar nga prokuroria, duke i hequr z. Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.
Zyrtarisht ata u akuzuan për kryerjen e veprës penale të parshikuar si:
1- “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së z. Kumaraku, për disa video të shpërndara në rrjetin social virtual “Tik Tok”, ku shfaqej gjyshja dhe djali që mësonin nipin 10-vjeç të shante me fjalë banale për të përfituar të holla.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments