top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT NË DANIMARKË DHA DËNIME ME BURG PËR SHTETASIT IRANIANË TË DËNUAR PËR TERRORIZËM DHE SPIUNAZH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 16, 2024
  • 2 min read

Kopenhagen, Danimarkë | Gjykata e Lartë Daneze Lindore la në fuqi - të premten - dënimin e tre shtetasve iranianë, të shpallur fajtorë për promovim terrori dhe spiunazhi, dhe u dha dënime me burg iranianëve të dënuar.

Tre burrat iranianë, të cilët, besohet se i përkasin Lëvizjes Arabe të Luftës, për Çlirimin e Ahvazit, u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2020 në lidhje me një sulm vdekjeprurës në një paradë ushtarake në qytetin iranian Ahvaz, i nodhur në muajin shtator të 2018.

Ata u arrestuan në Ringsted, një qytet jashtë kryeqytetit danez, Kopenhagës.

Burrat fillimisht u paraqitën para Gjykatës së Qarkut në Roskilde, në muajin shkurt të vitit 2022, ku u shpallën fajtorë për financim dhe përpjekje për të financuar terrorizmin, si dhe për mbledhjen e informacionit mbi individë dhe organizata në Danimarkë, dhe çështjet ushtarake iraniane, të cila,t më pas ia kaluan shërbimeve të inteligjencës të Arabisë Saudite.

Gjykata e Lartë Lindore më 9 janar 2024 konfirmoi vendimin e gjykatës Roskilde, duke i shpallur njëzëri të tre personat fajtorë për spiunazh.

Megjithatë, në lidhje me akuzën e nxitjes së terrorit, anëtarët e jurisë nuk arritën të arrinin unanimitet.

Dy anëtarët e jurisë votuan për lirimin e të tre të pandehurve nga akuza penale, ndërsa juristët e tjerë dhe gjyqtarët ligjorë ishin pro një vendimi fajësie.

Sipas procedurës së votimit në gjykimet e jurisë në Gjykatën e Lartë, i pandehuri shpallet fajtor nëse të paktën dy gjyqtarë ligjorë dhe të paktën gjashtë anëtarë jurie votojnë pro.

Janë gjithsej nëntë anëtarë jurie dhe tre gjyqtarë ligjorë.

Çështja para gjykatës - të premten - kishte të bënte me dënimin dhe dëbimin. Për më tepër, ishte një çështje për heqjen e shtetësisë për t'u shqyrtuar, pasi njëri nga tre të pandehurit, kishte shtetësinë daneze.

Prokuroria kërkoi që kjo të revokohej.

Gjykata - të premten - i dënoi burrat me 6, 7 dhe 8 vjet burg. Të pandehurit që kishte shtetësinë do t'i hiqej ajo, dhe të tre të pandehurit do të dëbohen përgjithmonë nga Danimarka.

Autoritetet daneze nuk i kanë dhënë ende emrat e të pandehurve. Sipas deklaratës së Gjykatës së Lartë Lindore mbi vendimin, kjo është për shkak të shqyrtimit të marrëdhënieve të shtetit me fuqitë e huaja, si dhe konsideratave të sigurisë, që lidhen me individët e sipërcituar.

Procedurat lidhur me këtë rast janë mbyllur në masë të madhe.

Autoritetet daneze konfirmuan se të pandehurit do të vuajnë dënimin e tyre në burgjet daneze, megjithëse mbetet e paqartë se kur do të dëbohen.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page