GJKKO SHTYU PËR NË 6 JANAR 2025 SHQYRTIMIN E ÇËSHTJES SË PRIVATIZIMIT TË ISH-KOMPLEKSIT “PARTIZANI” NË NGARKIM TË DEPUTETIT SALI BERISHA + TË DHËNDËRIT TË TIJ JAMARBËR MALLTEZI + TË FATMIR BEKTASHIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 16, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 6 Janar 2025, shqyrtimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, në ngarkim të deputetit Sali Berisha, të dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi dhe të sipërmarrësit tregtar Fatmir Bektashi.
Gjatë seancës gjyqësore prokurorët e SPAK-ut paraqitën një përmbledhje të hetimeve penale të kryera prej tyre, ku përfshihet ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, z. Jamarbër Malltezi dhe kompania “Home Plan”, e z. Fatmir Bektashi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments