top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO DËNOI ME NGA 4.8 VITE SHËRBIM PROVE 9 GRATË E XHIHADISTËVE | IU BASHKUAN AL-NUSRA- S DHE ISIS-IT NË SIRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqiptoi dënime penale ndaj 9 grave të riatdhesuara nga Siria, të cilat, akuzohen për:

1- “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

2- “Pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj”.

 

Gjyqtarja Rudina Palloj pranoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini dhe shpalli fajtore nëntë të pandehurat dhe vendosi dënimin e secilës prej tyre me 7 vite heqje lirie.

 

Me aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

 

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit për secilën dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 5 vite.

 

Po ashtu me kërkesë të prokurores Kaçkini, togat e zeza vendosën heqjen e masës së sigurisë që i ndalon të pandehurat të dalin jashtë territorit të vendit.

 

Ajo gjithashtu urdhëroi që të 9 personat të mos shoqërohen me askënd që është hetuar apo dënuar për vepra të tilla penale, si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.

 

Gjatë vitit 2013-2014 të nënta gratë u larguan në drejtim të Sirisë, pasi ndoqën bashkëshortët e tyre, të cilët, shkuan të luftonin përkrah organizatës terroriste Al-Nusra dhe më pas për Shtetin Islamik (ISIS).

 

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, rezulton se të gjitha të pandehurat iu bashkuan me vullnet të plotë dy entiteteve terroriste në Siri.

 

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page