top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “LUFTA E GJILANIT”; GJILAN | POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË PËR GJETJEN E 17-VJEÇARIT XHENGIZ (ALIRIZA) HYZEIRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
© Copyright | Fotografi e Policisë së Republikës së Kosovës
© Copyright | Fotografi e Policisë së Republikës së Kosovës

Rruga “Lufta e Gjilanit”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kërkojnë ndihmë nga shoqëria për:

1- Lokalizimin e të miturit me moshë 17 vjeç Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri.


Ai është denoncuar i zhdukur që në datën 02.01.2026.


Mënyrat e kontaktit të Policisë së Republikës së Kosovës:

1- Aplikacioni digjital - Lajmëro Policinë.

2- Adresa e postës elektronike info@kosovopolice.com

3- Numrat e telefonit: 192 dhe 03850807001.


Mënyrat e kontaktit të Policisë së Republikës së Shqipërisë.

1- Numri i telefonit: 112.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Njoftim | Gjendet personi i shpallur i humbur.


Gjilan, 16 janar 2026.


Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.


I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page