GJERMANIA I DORËZOI KIEVIT 10 TANKE LEOPARD 1 + MATERIALE TË TJERA USHTRAKE ME VLERË MILIONA €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 2, 2023
- 1 min read

Berlin, Gjermani | Berlini ka transferuar dhjetë tanke Leopard 1A5 në Ukrainë, si pjesë e paketës së tij të fundit të ndihmës ushtarake për Kievin. Këtë e ka deklaruar ekzekutivi gjerman. Në faqen e internetit të Qeverisë Federale të Gjermanisë lexojmë se kësti i furnizimeve përfshin gjithashtu një radar të vëzhgimit ajror Trml-4d, 16 dronë zbulues Vector, katër kamionë transporti të rëndë 8x8 Hx81 me katër gjysmërimorkio, 13 milionë municione për armë të vogla, dhe një spital fushor. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
















Comments