GJERMANIA + FRANCA + ITALIA + MBRETËRIA E BASHKUAR KUNDËRSHTOJNË ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT LIGJIN E IZRAELIT PËR DËNIMIN ME VDEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë miratuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimin e tyre për miratimin e mundshëm të një projektligji në Izrael që do të zgjeronte përdorimin e dënimit me vdekje, duke u bërë thirrje vendimmarrësve izraelitë në Parlament (Knesset) dhe Qeveri që të braktisin këto plane”.
Kështu njoftoi Ministria e Jashtme e Republikës së Italisë.
“Ne, Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, hprehim shqetësimin tonë të thellë për një projektligj që do të zgjeronte ndjeshëm fushën e vendosjes së dënimit me vdekje në Izrael dhe i cili mund të miratohet javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për natyrën diskriminuese de facto të projektligjit.
Miratimi i tij do të rrezikonte të minonte angazhimet e Izraelit ndaj parimeve demokratike.
Dënimi me vdekje është një formë çnjerëzore dhe degraduese e dënimit, pa asnjë efekt pengues.
Për këtë arsye, ne e kundërshtojmë dënimin me vdekje, pavarësisht rrethanave në mbarë botën.
Refuzimi i dënimit me vdekje është një vlerë themelore që na bashkon”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments