GJERMANI: SULM TERRORIST ISLAMIK NË GJERMANI | 3 TË VDEKUR + 9 TË PLAGOSUR: NË QYTETIN E SOLINGENIT GJATË FESTIVALIT TË DIVERSITETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 24, 2024
- 2 min read
Solingen, Gjermani | Ka ende një gjueti në Gjermani, me një dislokim të madh forcash, për të identifikuar dhe kapur njeriun që dje në mbrëmje goditi rastësisht disa pjesëmarrës në një festë për 650-vjetorin e themelimit të qytetit të Solingenit, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 9 të tjerë.
Sipas entit mediatik Bild, policia flet për një sulm terrorist.
Disa dëshmitarë e kishin cilësuar grabitësin, i cili sulmoi papritur disa persona para skenës, si një burrë me pamje arabe, por rrethanat ende nuk janë konfirmuara.
Sulmi - raporton enti mediatik Bild - ndodhi rreth orës 21:45, në Fronhof, në qendër të Solingenit, ku po luanin bandat live. Viktimat besohet të jenë një grua dhe dy burra nga Solingeni dhe Dyseldorfi.
Burri me sa duket e drejtoi thikën qëllimisht në qafën e viktimave të tij, dhe kjo e bën policinë të besojë - shton faqja gjermane - se ishte një akt terrorist dhe jo një akt çmendurie.
“Sulmuesi goditi njerëzit në mënyrë të rastësishme me një thikë”, tha për entin mediatik Bild kryeinspektori Sashka (Sascha) Kresta, zëdhënës i policisë së Wuppertalit.
Festivali i qytetit u anulua pas sulmit dhe një helikopter policie fluturoi mbi zonën e rrethuar.
Njësi të armatosura rëndë me rreth 40 automjete speciale nga e gjithë North Rhine-Westphalia ndodhen në Solingen.
Kryqëzimet rrugore u mbyllën dhe banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe të shmangnin qendrën e qytetit.
Një njësi e krizës u ngrit përkohësisht në një lokal.
“Sulmi brutal në festën në Solingen na trondit thellë. Jemi në zi për njerëzit që u morën nga jeta në mënyrë të frikshme. Mendimet e mia në këto orë shkojnë tek familjet e viktimave dhe tek ata që u plagosën rëndë”, komentoi në një shënim ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë Nesni (Nancy) Faeser.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments