GJERMANI: CILA ËSHTË ALIS VAIDEL (KREU I AFD-së QË SYNON POSTIN E KRYEMINISTRES)? | EKONOMISTE + LEZBIKE E HAPUR QË JETON ME NJË GRUA NË ZVICËR ME TË CILËN RRIT DY FËMIJË NGA DY BABALLARË TË NDRYSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22
- 3 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Znj. Alis Vaidel (Alice Weidel) është gruaja e vetme në mesin e kandidatëve për kancelare.
Ajo është gjithashtu më e reja: e lindur në vitin 1979, ajo ishte vetëm dhjetë vjeç kur ra Muri i Berlinit.
Sot, synimi i udhëheqëses së ekstremit të djathtë gjerman është të shtyjë CDU-në të rrëzojë të ashtuquajturin “Brandmauer”, kordonin sanitar që i ka izoluar prej vitesh, dhe të sjellë AfD-në në qeveri.
Në këtë ajo kishte mbështetjen e plotë të askujt tjetër përveç zv/presidentit amerikan JD Vens (Vance), i cili, erdhi në Mynih për të përfaqësuar administratën Tramp.
Kush e takoi, jashtë samitit, ku nuk ishte e ftuar. Dhe pak javë më parë gjysma e botës e dëgjoi sepse ishte e ftuar nga z. Illn Mask (Elon Musk), në një bisedë në rrjetin social virtual Iks (X).
Në të cilën ajo shkoi aq larg sa tha se “Hitleri ishte komunist”.
I gjithë ferri shpërtheu. Gjatë fushatës elektorale ajo sulmoi edhe studimet gjinore, për të cilat tha se do t'i dëbojmë nga universitetet gjermane nëse bëhemi qeveri.
Dhe më pas riemigrim, riemigrim, riemigrim, dëbime në shkallë të gjerë e deri tek disa goditje ndaj Bashkimit Europian.
Në fjalimet e saj ajo flet për një vend në rënie, në krizë, të humbur.
Dhe për këtë rrëfim - të paraqitur edhe në Budapest mes lëvdimeve të shumta për kryeministrin hungarez Viktor Orban - ajo ofron zgjidhje të menjëhershme.
Një pikë kthese për emigracionin, me të vërtetë. Por edhe për luftën në Ukrainë, e cila, ka bërë që çmimi i energjisë të rritet në qiell.
“Më mirë të bësh paqe me Putinin, tani” tha ajo.
Kur presidenti Zelenski foli në Bundestag, znj. Vaidel (Weidel) dhe deputetët e AfD-së dolën nga salla.
Pikërisht me këtë përzierje normaliteti dhe radikaliteti ka pushtuar hapësirën e saj, në vetëm pak vite.
Pasi iu bashkua partisë në vitin 2013, ajo ishte tashmë kryesuese e listës në zgjedhjet e vitit 2017.
Me një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Bayreuth në sistemin kinez të pensioneve, ajo e quan veten konservatore dhe shpesh e përsërit këtë në fjalimet e saj.
Në të vërtetë, disa në partinë e saj janë pak të mërzitur për znj. Vaidel (Weidel), një lezbike haptazi që me znj. Sarah Bossard, një producente filmash me origjinë nga Sri Lanka, me të cilën ajo rrit dy fëmijë, nga dy baballarë të ndryshëm.
Kjo nuk është diçka e re në të djathtën evropiane.
Njëfarë hapjeje në frontin e të drejtave civile është një qëndrim i përhapur, edhe për shkak se përdoret si një klub kundër emigrantëve, myslimanëve dhe njerëzve të prapambetur.
Znj. Vaidel (Weidel) arrin ta paraqesë radikalizmin e saj si gjënë më normale në botë, madje në përputhje me interesat gjermane, pavarësisht nga përkrahjet nga jashtë.
Por AfD-ja është një parti e përbërë nga grupe të ndryshme që e gjetën veten së bashku dhe shpesh shikojnë shtrembër me njëri-tjetrin.
Nuk është rastësi që ata kanë dërguar tashmë dy presidentë në shtëpi përpara znj. Vaidel (Weidel). E cila, e vetëdijshëme për këtë histori, ndonjëherë duket nervoze. Ajo e urren debatin.
Kur nuk e ka skenën vetëm për vete, futet në telashe. Ndërpret intervistat, del nga studio dhe ia nxjerr gazetarit në detyrë.
Ajo donte të rrëzonte z. Bjoern Hoecke, liderin e fraksionit më radikal, i konsideruar nga shumë si neonazist, por më pas u pajtua me të pas triumfit në Turingi.
Ajo madje së fundi deklaroi se do ta shihte si ministër në qeverinë e tij.
Për momentin, shpresa e saj për një qeveri me CDU-në është prishur nga z. Fridrish (Friedrich) Merz, i cili, nuk dëshiron të dëgjojë për këtë.
Megjithatë, ajo synon drejt përpara, e mbështetur nga sondazhet që po e çojnë partinë në mbi 20%.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments