GAZË | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 6 TË VDEKUR DHE 18 TË PLAGOSUR NË 24 ORËT E FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Gazë | “Gjashtë veta u vranë dhe 18 u plagosën dhe u dërguan në spitale në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit”.
Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Sipas ministrisë, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, gjithsej 791 veta janë vrarë, 2235 janë plagosur dhe 761 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Ministria tha se numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i luftës tani është 72568 të vdekur dhe 172338 të plagosur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments