GAZË | ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS MBAJTI ZGJEDHJE PËR TË ZGJEDHUR NJË UDHËHEQËS TË PËRKOHSHËM ME MANDAT PËRFAQËSIMI 1-VJEÇAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Gazë | “Hamasi po mban zgjedhje për të zgjedhur një udhëheqës të ri të përkohshëm”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “BBC” - duke cituar një zyrtar të lartë palestinez me njohuri për punët e grupit të armatosur.
Votimi u zhvillua në Gazë, në Bregun Perëndimor dhe midis anëtarëve të Hamasit në vende të tjera.
Rezultati mund të tregojë drejtimin që lëvizja synon të marrë, veçanërisht ndërsa ShBA-ës dhe ndërmjetës të tjerë diskutojnë qeverisjen e Gazës pas luftës, përpjekjet për rindërtim dhe statusin e ardhshëm të grupeve të armatosura lokale.
Sipas burimit, banorët e Gazës kanë hedhur tashmë votat e tyre fshehurazi, por nuk është e qartë nëse procesi është përfunduar diku tjetër.
Pasi të shpallet, udhëheqësi i ri do të shërbejë për një vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments