top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI HETUES ARTAN HOXHA: PRISJA ARRESTIMIN | VELIAJ MË KISHTE PARALAJMËRUAR: JA KUSH MË DO NË BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 3, 2024
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Gazetari hetues Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku foli për hetimet penale paraprake të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj tij, për dy vepra penale.

 

Z. Hoxha tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin.

 

Ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe kryetarin aktual të Bashkisës ë Tiranës, z. Erion Veliajn, si një person, që sipas tij e ka paralajmëruar nga një emision televiziv.

 

Unë jam në vitin e 30 te punës time si gazetar. Nuk kam patur marrëdhënie të mirë me pronarët, nuk kam qenë ndonjëherë drejtues, kryeredaktor, drejtor, kam qenë në rrugë.


E kisha idenë që do të më godisnin dhe kur të më godisnin do të përdornin të gjithë mjetet për të rrënuar imazhin publik, për të shkatërruar, për t'u bërë i pabesueshëm, për të hedhur poshtë çdo gjë që kam bërë deri tani.


E dija sa armiq kam, kam bërë shumë armiq, majtas, djathtas, në qendër. Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende.


Arkiva e punës time e 30 viteve… Unë kam patur shtëpi me qira dhe nuk kam patur mundësi as ti ruaj. Lajmi i parë që doli, nuk e kisha parë, sepse nuk kisha mjete komunikimi, lajmi ishte që jam arrestuar.


Pritej që të më arrestonin edhe mua vetë kështu ma kishin thënë. Isha në bulevard. I pari ka dalë ish kryeministri Berisha, që ka dhënë lajmin arrestohet, e kuptueshme, kam bërë 30 vite luftë me z. Berisha.


Pastaj, media të qeverisë, pranë Bashkisë dhe pranë qeverisë. Kanë menduar se do të më arrestonin. Isha në dijeni më parë, mbase për t’u tërhequr dhe larguar, më vunë në dijeni se do të arrestohesha.


Nuk jam pyetur fare. Komunikimi im i fundit me SPAK-un, është bërë në datën 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK dhe besoj se kjo i ka penguar.


Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023.


Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC.


Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.


Pse nuk është vepruar deri në 3 tetor që isha në SPAK? Unë jam thirrur për kasetën e 21 janarit. Po të mos e dorëzoja do të shtyhej. Kam dhënë katër orë dëshmi dhe kam thënë kush duhet pyetur për 21 janarin.


Këto ditë kam dëgjuar, kaq shumë shfrenim fantazie, madje të disa që hiqen si baballarë të gazetarisë, që prezumojnë pafajësinë, këto nuk janë as prova, janë dyshime, unë nuk jam i pandehur por person nën hetim. Këto u trajuan si prova të mirëfillta dhe unë jam bos i krimit të organizuar.


U nxorrën qëllimisht për të dëshmuar se çfarë kisha bërë, sikur kam bërë komplot kundër kryeministrit të vendit.


Pra, u krijua ideja që unë isha një nga njerëzit kryesorë të organizatës, unë kam folur dhe të flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më çojnë te politikanët më të rëndësishëm të këtij vendi.


Unë nuk jam as për tender, as për korrupsion, as kam vila në Rolling Hills, unë punoj se Fresku.


Mua më kanë lajmëruar dhe prandaj e dinte z. Veliaj, hetimi ka një vit e gjysmë. Kjo organizatë ka shumë çështje atje. Suel Çela është që me ‘Plumbin e Artë’, Ervis Martinaj që nuk jeton më dhe Suel Cela, që aty fillon kjo histori”, tha gazetari hetues Hoxha, gjatë ligjërimeve të tij në studion televizive.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page